"S’ka Qeveri Kurti për këtë arsye, VV-ja është pengesë për këtë çështje"

Aktuale

"S’ka Qeveri Kurti për këtë arsye, VV-ja është pengesë për këtë çështje"

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2020 Në ora: 15:57
Richard Grenell

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi në Facebook, thotë se, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Termocentralin “Kosova e Re” do të jetë pengesë për Qeverinë Kurti, shkruan gazeta “Bota sot”.

Sipas Gecit, pa dashtë Amerika nuk do të ketë Qeveri Kurti.

Geci ka publikuar edhe mesazhin e të dërguarit të Posaçëm të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka shkruar pas takimit me Albin Kurtin.

Tutje Geci thekson se, Lëvizja Vetëvendosje ose duhet t’i shkoj përshtati politikës së jashtme Amerikane ose kurrë nuk do të vjen në pushtet.

Postimi i plotë:

"Faleminderit Albin. Zhvillimi i ekonomisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jetë prioritet i tërë regjionit”, ka shkruar Grenell në Twitter

Para disa dite pata thanë pa dashtë Amerikanet s’ka Qeveri Kurti dhe qëndrimi i VV-së për Termocentralin “Kosova e Re” do të jetë pengesë për Qeverinë Kurti.

VV ose duhet t’i shkoj përshtati politikes së jashtme Amerikane ose kurrë nuk vjen në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat