“Ramush, Grenell e hoqi taksën, a ki me shtua diçka”?

Aktuale

“Ramush, Grenell e hoqi taksën, a ki me shtua diçka”?

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:00
Ramush Haradinaj

Qëndrimi amerikan është që të hiqet taksa e Kosovës ndaj Serbisë dhe të ndalet fushata serbe që po vazhdon kundër Kosovës.

Kështu ka deklaruar i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, gjatë vizitës që ka bërë në Kosovë ku është takuar me liderët politik në Kosovë.

Grenell pas takimit me liderin e VV-së, Albin Kurtin, tha se i kërkoi atij që nëse duan të ecin përpara, duhet të kenë zhvillim ekonomik dhe duhet ta heqin taksën 100 për qind.

“Po provoj të injoroj betejën politike dhe të përqendrohem në zhvillimin ekonomik. Për shkak të kësaj, i kërkova z. Kurti dhe do i kërkoj çdo udhëheqësi politik këtu që është shumë e rëndësishme se nëse dëshirojmë të ecim përpara, nevojitet zhvillimi ekonomik dhe taksa 100% të hiqet, është diçka që duhet të hiqet, po ashtu edhe fushata e Serbisë duhet gjithashtu të ndalet. Unë mendoj se që të dyja duhet të ndodhin në mënyrë që bizneset të rriten, të krijohen vende të punës për të rinjtë. Unë do ta përçoj të njëjtin mesazh edhe në Beograd. Dëshiroj që ne të ecim përpara dhe të ndihmojmë familjet e reja dhe të rinjtë që të kenë punë me paga më të mira dhe një situatë me ekonomi në rritje. Ky ishte mesazhi im që e përçova këtu dhe do jetë mesazhi i njëjtë që do e përçoj në Serbi”, tha Grenell.

Pas deklaratave të Grenell, ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt.

Tali ka shkruar në Facebook, se Grenell e hoqi taksën, duke e petur Ramushin se a pate diçka me shtua?

“Ramush, Grenelli taksën ta hoqi.

A pate nejsen me shtu a jo?!”, ka shkruar Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat