Vjen një reagim i ashpër nga Muhamet Kelmendi: Sadri Ramabaja nuk është terrorist, Azem Vllasi shërbëtor jugosllav

Aktuale

Vjen një reagim i ashpër nga Muhamet Kelmendi: Sadri Ramabaja nuk është terrorist, Azem Vllasi shërbëtor jugosllav

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2020 Në ora: 17:46
Sadri Ramabaja dhe Azem Vllasi

Profesori i së drejtës, veprimtari i çështjes kombëtare, Muhamet Kelmendi ka reaguar pas dënimit që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka dhënë prej 5 vjetëve Sadri Ramabajës.

Kelmendi thotë se Ramabaja nuk është terrorist ashtu siç po pretendohet se organizata “Syri i popullit” është terroriste.

Sipas Kelmendit, terrorizëm nuk është atentati ndaj një njeriu, pasi ata nuk sulmuan shkolla e çerdhe, institucione dhe objekte shoqërore e sociale.

Kelmendi tutje në shkrimin e tij e quan shërbëtor jugosllav Azem Vllasin.

“Sado e rëndë që të jetë ai veprim i atentatit ndaj shërbëtorit jugosllav Azem Vllasit ende nuk ka elemente të terrorizmi, përveç të veprimit të planifikuar.

Ai veprim mund të cilësohet si veprim me paramendim, vrasje në tentativë, atentate me kualifikim të vrasjes, apo ndonjë vlerësim tjetër, por jo vepër e terrorizmit. Aq më parë kur atentatori shpallet edhe vetë nga gjykata i sëmurë psikik”, shkruan tutje Kelmendi.

Lexojeni shkrimin e plotë pa ndërhyrje:

Sadri Ramabaja nuk është terrorist

Dhe u dha Verdikti për një grup që vlerësohet hiç me pak se grup terrorist.

Nuk dua të futem në analizën e Verdiktit të Gjykatës, sepse jam i sigurte se nuk ka prova për të vlerësuar një grup imagjinar si grup terrorist.

Nuk kam njohuri ndaj të dënuarave. Shumë prej tyre vetëm në emër i njoh. Ca të tjerë më mirë.

Një që më ka mbetur në kujtesë është Prof. Dr. Sadri Ramabaja. Këtë e dënoi Gjykata me 5 vite burg, duke e cilësuar si terrorist dhe kriminel.

Nuk po futem në vet veprën e të sëmurit që e vlerësoi Gjykata. Ndaj ti u dhanë 10 vite përkujdesje psikologjike të mbyllur.

Nuk janë të dhëna dhe nuk e di se si qëndron këtu kjo çështje.

Mirëpo, nga ata shokë që e njohin Sadri Ramabajën, fjala është në radhët ilegale të viteve 1982- 1990, si deri dhe pas vitit 2000 e deri tash, kurrë nuk besohet se Sadri Ramabaja është subjekt "terrorist".

Këtu shtrohet pyetja?

Çfarë fakte paraqiti gjykata për terrorizëm?

Cilat janë dëshmitë e terrorizmit?

Cili është organizimi për terrorizëm etj?

Nuk është terrorizëm atentati ndaj një njeriu. Ata nuk sulmuan shkolla dhe çerdhe, institucione dhe objektet e ndryshme shoqërore e sociale.

Sado e rëndë që të jetë ai veprim i atentatit ndaj shërbëtorit Jugosllav Azem Vllasit ende nuk ka elemente të terrorizmi, përveç të veprimit të planifikuar.

Ai veprim mund të cilësohet si veprim me paramendim, vrasje në tentativë, atentat me kualifikim të vrasjes, apo ndonjë vlerësim tjetër, por jo vepër e terrorizmit. Aq më pak kur atentatori shpallet edhe nga vet gjykata i sëmurë psikik.

Po Sadriu?!

Ai u morr tërë kohën me shkencë. Doktoroi në shkencat politike dhe në Integrim Evropiane dhe punoi si profesor.

Atëherë ku është terrorizmi?

Në shkencë apo në punimet shkencore të botuara!

Çudi?!

Jam i sigurte se në nivelin më të lartë të Gjykatës së Apelit do të shpallet i pafajshëm.

Faji nuk vërtetohet me urrejtje, intriga politike dhe ndikime grupore informale.

Kurrë.

Pra, edhe tash u vërtetua se Gjykatat kanë probleme serioze në pavarësinë e tyre dhe në vendime.

Këtej kërkohet VETTING sepse me siguri Gjykatësit dhe Prokurori që u morën me këtë rast kurrë nuk do të jenë në pozitat e tilla të sistemit juridik.

Të shpresojmë se e vërteta do të dal në shesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat