Eksperti i ekonomisë reagon ashpër ndaj politikanëve të Kosovës: Sot u dashtë me “armatos” Grenellin para udhëtimit për Beograd

Aktuale

Eksperti i ekonomisë reagon ashpër ndaj politikanëve të Kosovës: Sot u dashtë me “armatos” Grenellin para udhëtimit për Beograd

Nga: N.Sh Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:10
Richard Grenell

I dërguari i Posaçëm Presidencial për Negociatat e Paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Richard Grenell ka thënë se Kosova duhet ta heq taksën ndaj produkteve serbe dhe Serbia të ndalon fushatën ndaj Kosovës.

Për heqjen e taksës ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu.

Përmes një postimi në Facebook, Gërxhaliu thotë se po të kishim politikanë vizionar e të dhishëm sot u dashtë me “armatos” Grenellin para udhëtimit në Beograd me heqjen e taksës.

Kjo për faktin që me dëshmu fuqinë e tij në takime por edhe të forcohet pozicionimi i SHBA-së në rajon dhe Evropë.

Postimi i plotë:

Sikur Kosova të kishte politikan të dijes dhe vizionar që luftojn për shtet e jo për pushtet për hirë të kontributit të dhënë nga SHBA-të dhe shtetet mike Evropiane për qlirimin dhe Pamvarësin e Republikes së Kosovës sot Ambasadorin e SHBA-ve ne Gjermani e kishim armatos me hjekjen e takses para udhetimit ne Beograd, me qellim të fuqizimit te pozites së tij negocuese me krerë politik në atë vend.

Të deshmohet fuqia e ti në takime por edhe të forcohet pozicioni i SHBA-be në rajon, Evropë e më gjërë.

E tek ne politikanet luten të jetojë e kaluara e ngulfatet ardhmeria e Republikes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat