Vetëm këtë muaj, mbi 72 intervenime të zjarrfikësve në Prishtinë

Aktuale

Vetëm këtë muaj, mbi 72 intervenime të zjarrfikësve në Prishtinë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 20:51
Ilustrim

Mbrëmë një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Në lidhje me këtë rast detaje ka dhënë Latif Zeka, Shef i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.

“Në orën 22:50 në vendin e ngjarjes, mbrëmë kanë dalë zjarrfikësit. Ka qenë një shtëpi ndihmëse e vjetër e pa banuar në lagjen “Aktash”. Dëme materiale ka pasur, ndërsa viktima jo”, ka thënë Zeka.

Zeka madje ka thënë se janë shpeshtuar rastet e objekteve që po përfshihen nga zjarri në kryeqytet.

“Po ka shumë raste, madje janë shpeshtuar ato në qendër të Prishtinës. Vetëm këtë muaj, kemi pasur mbi 72 intervenime”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka shtuar se gjithashtu momentalisht po furnizojnë me ujë të pijes banorët e  zonave përreth Prishtinës.

“Ajo që vlen të theksohet është një problem i dukshëm, fshatrat që nuk kanë ujë të pijes, ku kërkesat janë duke u rritur. Gjatë verës kemi furnizuar me ujë, Koliqin dhe Rimanishtin, ndërsa tani janë veçmas banorët e Mramorit që po kanë mungesë të ujit. Ne po mundohemi me aq sa po kem kapacitet t’i furnizojmë”, ka deklaruar Zeka.

Shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë u shpreh se është i kënaqur me punën e zjarrfikësve dhe deri më tani, pasi që nuk ka ankesa të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat