Tërmkolli e pyet Haxhiun se kush është ajo ta qojë në burg Ramush Haradinajn

Aktuale

Tërmkolli e pyet Haxhiun se kush është ajo ta qojë në burg Ramush Haradinajn

Më: 23 janar 2020 Në ora: 21:20
Melihate Tërmkolli dhe Albulena Haxhiu

Një ditë më parë Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se nëse bëhet ministre e drejtësisë do të dërgojë në burg disa figura politike e në mesin e tyre edhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinajn, ndaj kësaj deklarate ka reaguar Melihate Tërmkolli, anëtare e LDK-së.

Tërmkolli ka pyetur Haxhiu se kush është ajo që t’a dërgoj Haradinajn në burg.

“E keni dëgjuar mbrëmë Albulena Haxhiun, është niveli më i lartë i një absurditeti. Një politikan që duket sikur do të dalë nga studio ta çojë Ramushin në burg… Kush je ti? Kjo nuk është detyrë e politikanit, ta burgosë dikë”, është shprehur Tërmkolli.

Sipas ish-deputetes së LDK-së partia e Kurtit  nuk është fituese absolute e zgjedhjeve dhe nuk duhet të sillet si e tillë me LDK-në.

“Vetëvendosja nuk është fituese absolute që t’i qaset LDK’së si e tillë. Është fituese e zgjedhjeve por jo t’i qaset LDK’së si fituese absolute e zgjedhjeve”, ka thënë Tërmkolli.

Duke folur për situatën e krijuar politike mes LDK-së e VV-së, ajo ka thënë se është bërë pazar.

“Këtu më s’kemi të bëjmë me interesa politike të shtetit, këtu është bërë pazar”, shtoi Tërmkolli mes tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat