“Marrëveshja Kosovë-Serbi, pjesë e politikës së jashtme amerikane” - Bota Sot
“Marrëveshja Kosovë-Serbi, pjesë e politikës së jashtme amerikane”

Aktuale

“Marrëveshja Kosovë-Serbi, pjesë e politikës së jashtme amerikane”

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:31
Richard Grenell

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se arritja e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë është pjesë e rëndësishme e lëvizjeve gjeostrategjike.

Në emisionin Zona e Debatit, Maliqi ka thënë se arritja e kësaj marrëveshje është vetëm një pjesë e mozaikut që po mundohet Administrata e Donald Trump ta kompletojë në politiken e Jashtme.

“Sigurisht që Amerika një farë dore ka qenë faktori kryesor për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës – na konsiderojnë si një bebe që e ka bërë dhe tash duhet ta mbrojë”.

“Kjo vizita e ambasadorit Richard Grenell, e njëjta narrativë qëndron që një vit – ku kërkohet një marrëveshje finale me Serbinë. Ka diçka më të madhe ku edhe Kosova është e rëndësishme si pjesë e këtyre lëvizjeve gjeostrategjike”.

“Kjo është vetëm një pjesë e mozaikut që po mundohet Administrata e Trumpit ta kompletojë në politikën e jashtme”.

“Besoj se mund të ketë edhe një element tjetër, një marrëveshje mes Trumpit dhe Putinit. Në këtë mozaik edhe Kosova mund ta ketë një shans”.

“Problemi ynë nuk është vetëm Serbia – neve nuk na ka njohur as Rusia dhe Kina që janë anëtarë të rëndësishëm të OKB-së”.

“Në atë pako mundet edhe Kosova të bashkëngjitet. Në këtë rast nuk do na duhej as njohja formale e Serbisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat