Vetëvendosje tregon për takimin e radhës mes Kurtit e Mustafes

Aktuale

Vetëvendosje tregon për takimin e radhës mes Kurtit e Mustafes

Nga: A.J Më: 24 janar 2020 Në ora: 09:28
Isa Mustafa Albin Kurti

Takimi i mundshëm mes Albin Kurtit e Isa Mustafes ishte përfol se mund të ndodh sot apo gjatë vikendit por ketë nuk na e kanë konfirmuar zyrtarë nga asnjëra parti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  kanë zhvilluar një ser takimesh por deri më tani pas marrëveshjen përfundimtare e cila do të paraprinte krijimin e koalicioni LVV-LDK.

Tash e dy javë nuk kemi pasur asnjë takim në mes Albin Kurtit e Isa Mustafës  derisa komunikimi ditëve të fundit në mes dy partive është bërë përmes letrave dhe video mesazheve nga Albin Kurti.

Për një takim të mundshëm të Kurtit e Mustafes Sot, vetëvendosje ka thenë se ende nuk ka asgjë të konfirmuar.  “Ende nuk kam diçka për të konfirmuar” ka thënë Arlind Manxhuka  nga Vetëvendosja.

Deklaratat e LDK-së se fundmi kanë thënë se fundjava do të jetë vendimtare për marrëveshjes ose deklarimin se nuk mund të kemi marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat