Grenel me kërkesa të qarta - kërcënon në Beograd me tërheqje nëse nuk ka marrëveshje

Aktuale

Grenel me kërkesa të qarta - kërcënon në Beograd me tërheqje nëse nuk ka marrëveshje

Nga: F. B. Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:00
Riçard Grenel, Aleksandar Vuçiq

I dërguari special i presidentit Trump për dialog Riçard Grenel ka sjell porosi të qarta për heqjen e taksës dhe ndalimin e fushatës, ai në takim me gazetarët pas takimit me Vuçiq tha “Prishtina duhet të heq taksën, ndërsa Beogradi të ndaloj fushatën e tërheqjeve të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kjo është korrekte, Grenel theksoi:

"Kur flasim rreth asaj a është korrekte apo nuk është nuk më bie mua të flas, e imja është që afroj të dy palët. Po përpiqem që të orientoj në ardhmërinë më të mirë njerëzit në Kosovë dhe në Serbi. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të tejkalojmë atë që të gjithë e shohin si konflikt. Nëse të dy arrijnë marrëveshje, ne do të tërhiqemi”.

Grenel ka nënvizuar se dje në takim në Prishtinë me liderët dhe bashkësinë afariste ka përcjell kërkesën se taksat në mallrat serbe duhet të hiqen dhe se janë të papranueshme.

"Kërkesën e njëjtë e barta edhe këtu, kjo ka të bëjë me fushatën për tërheqje të njohjeve, që duhet të ndalet ", tha Grenel.

Ai potencoi se " duhet të lëvizim në drejt të ekonomisë", hapjen e vendeve të reja të punës, kjo do të thotë heqje te taksës që do sjell normalizim të situatës edhe pasuri më të madhe kur bëhet fjalë për tregti.

Grenel ka thënë se në Prishtinë ka takuar afaristët edhe ekonomistët që pajtohen se duhet të hiqen taksa.

"Të gjithë jemi orientuar në atë drejtim dhe besoj se po shkojmë në drejtimin e duhur” tha Grenel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat