Paçarizi thirrje LVV-LDK: Kërkoni nga Glauku një zgjidhje kreative, mos e bëni kurban

Aktuale

Paçarizi thirrje LVV-LDK: Kërkoni nga Glauku një zgjidhje kreative, mos e bëni kurban

Nga: G.B Më: 24 janar 2020 Në ora: 11:57
Glauk Konjufca

Profesori Rrahman Paçarizi, ka thënë se dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit do të mund të krijonte kushte për tejkalimin e përkohshëm të krizës dhe do të digjte kartën e LDK-, por nuk e rikthen besimin e humbur ndërmjet dy partive, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Konjufca me një akt të tillë do të bëhej hero, por që ka thënë se ai është njëri nga njerëzit më të dijshëm dhe më të respektuar të skenës politike në Kosovë dhe partitë do të duhej të kërkonin nga ai një zgjidhje kreative.

Ai ka porositur që Konjufcën ta shohin si burim të ideve dhe jo si kurban.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

KUURBAN A IDE KREATIVE PER KOALICIONIN

Po pohohet e mohohet doreheqja e Glauk Konjufces nga pozita e kryetarit te Kuvendit te Kosoves. Ky akt do te mund te krijonte kushte per tejkalimin e perkohshem te krizes dhe do te digjte karten e LDK-se. Mirepo, besimin e humbur ndermjt dy partive nuk e rikthen. Glauku sigurisht qe me nje akt te tille do jepte shembull te sakrifices personale dhe do te behej hero. Mirepo, dy partite politike duhet te deshmohen me kreative per gjetjen e zgjidhjeve.
Glauk Konjufca per mua eshte nje nder njerezit me te respektuar, me te merituar dhe me te dijshem te skenes politike ne Kosove. Tekefundit lypjani atij nje zgjidhje kreative - besoj ua thote. Shiheni si burime te ideve e jo si kurban te mundshem (nga te dyja partite).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat