Publikohet lista me emrat e shqiptarëve, të persekutuar nga Serbia

Aktuale

Publikohet lista me emrat e shqiptarëve, të persekutuar nga Serbia

Nga: D.RR Më: 24 janar 2020 Në ora: 12:20

Këshilltari i ministrit të jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj, ka publikuar sot disa dosje me emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944, ku shqiptarët sipas tij konsideroheshin armiq dhe ishin në listën e likuidimit.

“Shteti serb-Platforma shtetërore e eleminimit të shqiptarëve pa gjyq”, ka shkruar ndër tjera Zyberaj.

Midis këtyre emrave janë edhe emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Shteti serb-Platforma shtetërore e eleminimit të shqiptarëve pa gjyq

Në këto dosje mund të lexoni emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944, ku shqiptarët konsideroheshin armiq dhe ishin në listën e likuidimit.

Midis këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.

Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet "Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime".

Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhët, por kujtohet.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat