Edi Rama: Ramush Haradinaj meriton vetëm keqardhjen time

Aktuale

Edi Rama: Ramush Haradinaj meriton vetëm keqardhjen time

Më: 24 janar 2020 Në ora: 13:20
Edi Rama, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është kundërpërgjigjur sot kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi që ky i fundit i ka përsëritur mbrëmë akuzat ndaj tij për ndarjen e Kosovës.

Rama tha për Top Channel se Haradinaj e ka kthyer shpifjen në pushkë që kur e ka lënë pushkën.

“Por nëse për pushkën ia kam bërë të gjitha nderimet e mundshme dhe të merituara, për shpifjet nuk mund t’i bëj asgjë tjetër përveçse ta ftoj në gjykatën e Kosovës që t’u dalë për zot atyre që ka nxjerrë nga goja!”.

”Sepse ndryshe nga Ramushi dhe nga ai soj politikanësh që s’kanë fijen e respektit as për fjalën, as për të vërtetën, as për publikun – unë nuk ulem dot në nivelin e shpifësit publik për ta luftuar bërllogun me bërllog!”.

“Pafytyrësi nuk është të shkosh në gjykatë për t’u mbrojtur nga një shpifës që të ka cënuar publikisht dinjitetin, po të përdorësh kanalet e komunikimit publik për të shpifur në mënyrë të përsëritur!”

“Nuk është akt i turpshëm t’i nënshtrohesh gjykimit të drejtësisë si viktimë e një shpifësi që të sulmon si tradhtar të kombit me fabrikime të ulëta, por turp është të bësh agresorin ndaj dikujt tjetër për të manipuluar opinionin publik duke fabrikuar gjëra krejt të paqena!”

“E vërteta është se unë kam dashur ta ndaj Kosovën po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore! Shkurt fjala, komandanti i djeshëm i UÇK-së Ramush Haradinaj, e ka merituar dhe do ta ketë për gjithë jetën respektin tim për gjithçka që i ka dhënë kauzës së lirisë së Kosovës, ndërsa politikani i sotëm Ramush Haradinaj meriton vetëm keqardhjen time për bërllogun politik e gjuhësor ku ushtron veprimtarinë dhe pushtetin e tij”.

“Është dëshpëruese kur sheh se si politika qorre e Ramushit e ka dëmtuar keq Kosovën në sytë e miqve të saj të mëdhenj dhe i ka dhënë Serbisë një avantazh te vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare në raport me Kosovën”.

“Uroj që padia ime të vlejë për t’u hapur sadopak sytë atyre që kanë rënë pre e ëerllogut politik e mediatik të Prishtinës e të Tiranës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat