Haxhiu: Këto janë përpjekjet e PDK-së ndaj Glauk Konjufcës

Aktuale

Haxhiu: Këto janë përpjekjet e PDK-së ndaj Glauk Konjufcës

Nga: A.J Më: 24 janar 2020 Në ora: 14:56
Glauk Konjufca Albulena Haxhiu

Kritikat e fundit dhe përpjekjet e PDK-së ndaj Glauk Konjufcës se ai ka lidhje më organizatën "Syri i Popullit" kanë bërë që të ketë reagime nga zyrtarë të Vetëvendosjes të cilët ketë e quajnë shpifje dhe përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Deputetja Albulena Haxhiu nga vetëvendosje në një postim të saj në facebook ka thënë se Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Postimi i plotë:

Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës!

Dikur shpifnin se ka qenë në “SHIK” e tash shpifin se ka lidhje me organizatën "Syri i Popullit".

Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal.

Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit.

PDK duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat