Deputeti i Vetëvendosjes tregon se kush po merret me Glauk Konjufcën - Bota Sot
Deputeti i Vetëvendosjes tregon se kush po merret me Glauk Konjufcën

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes tregon se kush po merret me Glauk Konjufcën

Nga: N.H Më: 24 janar 2020 Në ora: 18:53
Glauk Konjufca

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka thënë se Pronto partia, që përgjatë qeverisjes së saj, sajoi pronto drejtësinë, për kohë të gjatë, me instrumentet e shtetit të kapur, zhvilloi sistemin e zhvatjes e vjedhjes në shtet, në mënyrë kapilare.

Sipas tij, Konjufca e sheh politikën e drejtësinë në shërbim të interesave vitale të kombit e të shtetit, jo ndaj vetës.

“Ai me thjeshtësinë e tij, dijen e tij, dashninë për vendin ja ka dalë të ju nxjerrë ju ende më shumë si mujsharë e të babëzitur”, ka thënë mes tjerash Bajqinovci.

Ja shkrimi i tij:

Image
Mefail Bajqinovci

Kush po merret me Glaukun?

Pronto partia, që përgjatë qeverisjes së saj, sajoi pronto drejtësinë, për kohë të gjatë, me instrumentet e shtetit të kapur, zhvilloi sistemin e zhvatjes e vjedhjes në shtet, në mënyrë kapilare. Përveç kësaj, ata paturpësisht, dilnin e denonconin në publik ato vepra korruptive që i kishin zhvilluar vet. Emërojnë dhe mbajnë në detyrë njeriun e lejeve të ndërtimit në Badovc, nga ana tjetër, thërrasin seancë për kinse kundërshtimin e këtij projekti. E kthejnë korrupsionin në mjet të vetëm për funksionim të tyre, si njerëz të babëzitur (pangopshëm me hajni) dalin pastaj thonë "ne do ta luftojmë korrupsionin". Dënojnë pa prova, përmes prokurorive e gjykatave të kapura, njerëz të dëshmuar si të ndershëm e atdhetar, dalin më pas akuzojnë të tjerët si të lidhur me "të dënuar" nga "drejtësia" që ata vet e urdhërojnë. Përtej kredibilitetit të këtyre pronto zhvillimeve, ku kanë parë këta matrapazë mesjetarë, të mbahet përgjegjës dikush, qoftë edhe politikisht e publikisht, mbi baza të lidhjeve familjare e farefisnore. Përveç mesjetës ku këta tribalë jetojnë, bota e vlerave ku punojmë t'i përkasim, përgjegjësinë e trajton si individuale.

Shembulli,i Glaukut për ju, është i paarritshëm dhe besoj i pakuptueshëm. Ju s'mund ta paramendoni qëndrimin e shërbimin në politikë, pa bindjet tuaja se në politikë duhet vjedhur. Glauku e sheh politikën e drejtësinë në shërbim të interesave vitale të kombit e të shtetit, jo ndaj vetës. Ai me thjeshtësinë e tij, dijen e tij, dashninë për vendin ja ka dalë të ju nxjerrë ju ende më shumë si mujsharë e të babëzitur.

Kosova po ju njeh mirë. Kot e keni, nuk e mashtroni asnjë njeri në këtë vend. Populli e di se jeni fatkeqësia e tij pas lirisë së Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat