Demaj: Do të hynte në histori nëse Konjufca do të jepte dorëheqje

Aktuale

Demaj: Do të hynte në histori nëse Konjufca do të jepte dorëheqje

Më: 24 janar 2020 Në ora: 22:15
Frashër Demaj

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka thënë se kryetari i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, do të futej në histori nëse do të jepte dorëheqje që të formohet koalicioni.

“Për mua do të mbetej shumë i madh, nëse Konjufca do të tërhiqej që të bëhet koalicioni”, është shprehur Demaj.

Sipas tij, Konjufca do të hynte në histori nëse do të jepte dorëheqje.

“Do të hynte në histori nëse Konjufca do të jepte dorëheqje”, ka thënë Demaj.

Tutje, Demaj tha përgjegjësitë dhe pushteti do të duhej të ishin të balancuara mes LDK’së dhe Vetëvendosjes.

“Nëse shohim përqindjet e votuesve dhe deputetët e VV’së dhe LDK’së, unë them se pushteti dhe përgjegjësitë duhet të jenë të balancuara”, ka shtuar Demaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat