Vilson: ShBA më lehtë e ka të zgjedh çështjen e Kosovës se të Iranit

Aktuale

Vilson: ShBA më lehtë e ka të zgjedh çështjen e Kosovës se të Iranit

Nga: F. B. Më: 25 janar 2020 Në ora: 09:11
Dejmo Vilson

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut Dejmo Vilson ka deklaruar se “ia heq kapelën” të dërguarit special për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit Riçard Grenel, për arritjen e marrëveshjes së vendosjes së linjës ajrore mes dy qytetarëve, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai shtoi se administrata e ShBA-ve dëshiron të shoh rezultate në fushën e politikës së jashtme duke vlerësuar se në Ballkanin Perëndimor mund të arrihet sukses krahasuar me Iranin apo Korenë Veriore, transmeton “Zëri i Amerikës”(Voice of America - VOA).

"Me të vërtetë më vjen mirë për marrëveshjen e re (flurimet direkt mes Beogradit e Prishtinës) dhe kyçjes aktive të Amerikës në arritjen e marrëveshjes. Më vjen mirë që në situatën e rëndë politike, njerëzit fokusohen në diçka që është aq pragmatike, që mund të ketë ndikim në ekonomi dhe njerëz dhe ka ndikim strategjik", tha Vilson për VOA.

Vilson shtoi se duhet “të i hiqet kapela ambasadorit Grenel, që shumë qetë dhe në mënyrën diplomatike solli situatën deri te marrëveshja”, duke nënvizuar se angazhimi i Grenel është tregues i pjesëmarrjes aktive të Amerikës në proces.

Ai ka shtuar se tarifat mbeten një problem dhe pengesë e madhe ekonomike.

"Ato i mbështesin me gjasë forcat e korruptuara nga të dy anët e kufirit. Ajo forcon ekonominë e zezë dhe ata që tentojnë të mashtrojnë dhe kjo është keq për sundimin e ligjit. Kjo është keq për Prishtinën dhe Beogradin, tash duhet të vijmë në pikën që duhet të hiqen taksat dhe të vazhdojnë seriozisht bisedimet ", tha Vilson.

Sipas fjalëve të tij, administrata e Trampit dëshiron të shoh rezultate në fushën e politikës së jashtme dhe Koreja veriore, Irani e Venezuela janë çështje të vështira, ndërkohë që në Ballkan mund të arrihet sukses.

"Shumëçka ka ndodhur në botë dhe administrata e Trampit ka shumë punë. Shumë gjëra duhet të bëhen nga ambasadori në Gjermani. Është shumë me rëndësi se në atë zhurmë, kemi përparime në angazhimin amerikan. Në atë punon ambasadori në Berlin, Palmer në Departamentin e Shtetit që ishte nikoqir i takimit edhe në Nju Jork edhe Davos me Vuçiqin. Kjo është ajo që ne dëshirojmë si pjesë e angazhimit amerikan që të ruhet trendi pozitiv i përparimit në regjion ", shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat