Veseli: Kosova e gatshme t’i ndihmojë Turqisë

Aktuale

Veseli: Kosova e gatshme t’i ndihmojë Turqisë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:47
Kadri Veseli

Kryterari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi që të paktën deri më tani ka shkaktuar 21 viktima.

Veseli ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Tëitter ku ka shprehur pikëllimin e tij për viktimat në Elazig të Turqisë.

Veseli gjithashtu është shprehur se Kosova është e gatshme t’i ofrojë Turqisë ndihmë operative dhe kjo është dëshmi e miqësisë të fortë midis dy vendeve.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmet për tërmetin që ka goditur Elazig. Mendja dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Gatishmria e Kosovës për të mbështetur menjëherë me ndihmë operative është dëshmi e fortë e miqësisë tonë me Turqinë.”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat