Vetëvendosje e LDK, takohen këtë vikend

Aktuale

Vetëvendosje e LDK, takohen këtë vikend

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:56
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Para se të përfundojë afati kohor i ofertës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për Lëvizjen Vetëvendosje, këto dy subjekte pritet të takohen edhe një herë këtë vikend.

Kështu kanë konfirmuar nga zyra për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos e bërë të ditur ditën e takimit.

Sipas VV-së, zyrtarë të dyja partive kanë konfirmuar një takim të mundshëm këtë vikend.

“Po është thënë që do të ketë në vikend edhe nga zyrtarë të të dy partive. Kur, qysh e tek se di në detaje”, thanë nga Vetëvendosje.

Tutje nga Lidhja Demokratike  e Kosovës, dje u shprehën se ata nuk i ndërrojnë qëndrimet e tyre lidhur me ofertën, duke mos hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit.

Të njejtin qëndrim e kanë dhënë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, duke konfirmuar edhe njëherë se Glauk Konjufca nuk do të heqë dorë nga posti i të parit të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat