“Marrëveshja është gati”

Aktuale

“Marrëveshja është gati”

Nga: N.Sh Më: 25 janar 2020 Në ora: 12:44
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Në media u raportua se ka ndodhur mbrëmë një takim i gjatë në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë.

Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në konakun e Mustafës për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.

E nëse ka ndodh ky takim sipas profesori të filozofisë, Blermi Latifit atëherë marrëveshja është afër.

Latifi kështu thotë përmes një postimi në Facebook, ku shton se në Kosovë odat dhe kafet vazhdojnë të jenë ambienti më frymëzues për marrëveshjet dhe miqësitë politike.

“Nëse ka ndodh ky takimi i natës në katunin e Isës, në Prapashticë, atëherë kjo është shenjë se marrëveshja është afër. Në Kosovë kafet dhe odat vazhdojnë të jenë ambienti më frymëzues për marrëveshjet dhe miqësitë politike. Parimi i iriqit: e largon prej therres, ai prapë në therrë bën turr!”, shkruan Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat