Molliqaj reagon për takimin Kurti-Mustafa, tregon ku e ndan “kulaçin e pushtetit”

Aktuale

Molliqaj reagon për takimin Kurti-Mustafa, tregon ku e ndan “kulaçin e pushtetit”

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2020 Në ora: 14:08
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka reaguar pas raportimeve se kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i Lëvizjes Vteëvendosje Albin Kurti, janë takuar mbrëmë larg syrit të mediave në Prapashticë.

Molliqaj ka krahasuar këtë takim me atë të zyrtarëve të PAN-it, të cilët sipas tij, takoheshin nëpër kafe dhe shtëpi luksozë, për “të ndarë kulaçin e pushtetit”.

Ai ka thënë se VV-ja dhe LDK-ja e kthyn këtë metodë të vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjenden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm, përcjell Bota sot.

“VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Koalicioni i rançit të Prapashticës

Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së "mirës së popullit".

Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.

Këto janë shenjat e para të popullizmit në ardhje. Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t'i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat