Veprimtari i LDK-së me fjalë të rënda për Ahmetin: Turpi të mbuloftë o Albinc që i rrejte prishtinalit

Aktuale

Veprimtari i LDK-së me fjalë të rënda për Ahmetin: Turpi të mbuloftë o Albinc që i rrejte prishtinalit

Nga: A.ZH Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:34
Shpend Ahmeti

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, e ka quajtur “mashtrues, frikacak, mjeran e shkatërrues” kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin.

Ai në një shkrim në Facebook, e kritikuar Ahmetin për pamjen e tij të re me mjekërr, duke thënë se është model i keq i “mbjellur” nga Lëvizja Vetevendosje, përcjell Bota sot.

“Turpi të mbuloftë o Albinc që i rrejte prishtinalit se ky kinse do të jesh model për "ndryshime", e ky vërtet është model i katrahurës se çka ofron VV-ja për shkatërrim e kolaps qeverisës”, ka shkruar Rexhaj, duke akuzuar Ahmetin për shkatërrimin e kryeqytetit.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Pamje e flliqët për një kryetar kryeqyteti. Le që ka lëshue mjekërr... por edhe prishtinalive ua ka lëshue boll fell "leshin"!

Këtë mjeran, mashtrues, frikacak e shkatërrues kryeqyteti e mbolli si "model" qeverisjeje VyVy- ja e Albincit.

E pra të kuptohet se shumica në VV janë të amputuem nga skutat e korridoret e partizave tjera si lecka të hudhura nga ta, e të proklamuara si prurje nga VV-ja.

Tmerr, marre, pisllëk edhe dukja e këtij dështaku që është në krye të kryeqytetit. Turpi të mbuloftë o Albinc që i rrejte prishtinalit se ky kinse do të jesh model për "ndryshime", e ky vërtet është model i katrahurës se çka ofron VV-ja për shkatërrim e kolaps qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat