Ky është skenari i Albin Kurtit me LDK-në, Bajraj vjen me një thirrje publike për Isa Mustafën

Aktuale

Ky është skenari i Albin Kurtit me LDK-në, Bajraj vjen me një thirrje publike për Isa Mustafën

Nga: N.H Më: 25 janar 2020 Në ora: 17:46
Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Isa Mustafa

Veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, ka folur edhe njëherë lidhur me negociatat mes dy partive fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Bajraj në një shkrim të publikuar në Facebook, thotë se partia e Kurtit duhet të zgjedhë të kthehet pas, dhe të rimarrë hapin, aty ku humbi hapin dhe rrugën, ose të ecën para, ku rruga është e hapur dhe pa pengesa.

Bajraj në shkrimin e tij gjithashtu thekson se, “LDK-ja e presidentit historik Rugova nuk duhet të pranoj të bije pre e presionit të orkestruar publik dhe mediatike të qarqeve të “kazanit’”.

“VV-ja e Albin Kurtit, ka synim e qëllim pushtetin absolut dhe kapjen e shtetit pas ç’kapjes”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Image
Fatmir Bajraj

VV-ja duhet t'zgjedhë :

- T'kthehet pas, dhe t'rimarrë hapin, aty ku humbi hapin dhe rrugën, ose ;
- T'ecë para, ku rruga është e hapur dhe pa pengesa !
- Mbetja dhe ngelja n'vënd, dhe insistimi këmbëngulës në makiavelizmin absurd nga një sens narcisioist :

"Unë jam Supremi ; kështu duhet dhe kështu do të bëhet, se s'ka tjetër" !

Vetëvendosja me deshirë zgjedhë Vetëfundosjën, por në këtë ndërmarrje do ngelet e vetme.

- Të kthehet pas, do thot të korrektoj veprimin e njënshëm dhe n'shkelje të negociatave me partnerin potencial, LDK-në e akademik Isa Mustafes, duke dorëhequr Konjufcën dhe hapë rrugë koalicionit të mundshëm me LDK-në, ose ;

T'ecën para ; duke lëshuar postin e Kryeministrit LDK-së, dhe t'vazhdoj moralizimin e postit të presidentit, për t'cilin LDK-ja do ia jepte zotimin për votën e 28 deputëteve t'saj, edhe nese VV-ja do sillte një kandidaturë të hargjuar siq është z.Qosje apo dikush tjetër, i cili me gjasë nuk do ishte ndonjë Gjuroviq me t'cilin VV-ja flirton kohëve të fundit.

LDK-ja e presidentit historik Rugova nuk duhet t'pranoj të bije pre e presionit të orkestruar publik & mediatik të qarqeve të "kazanit", qarqe këto të cilat n'kontinuitet kanë një konstante ; luftuen speciale kundër LDK-së dhe lidershipit të saj, që nga Rugova e deri të Mustafa.

Një koalicion i VV-së, me një LDK të nënshtruar e poshtëruar, nuk është n'dobi të kësaj të fundit dhe as n'dobi të Kosovës dhe të ardhmes së saj prosperuese.

VV-ja e Albin Kurtit, ka synim e qellim ; pushtetin absolut dhe kapjën e shtetit pas shkapjës, që i bije ; zëvëndësimin e një të keqëje t'njohur, me një t'keqe t'panjohur, kaq !

LDK-ja, n'mes të një pushteti absolut të një autokrati përbindësh dhe me premisa diktatoriale dhe opozitës, për hirë të interesit nacional-shtetëror të Kosovës, duhet të zgjedhë opozitën, nga ku mund të mbroj interesat e vendit dhe të qytetarëve.

Përgjegjësinë për një sjellje të tillë të VV-së, përveq ideologjisë së saj, kanë edhe mediat e kazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat