Analisti Vogel rreth vendosjes së linjës ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës: Tramp la nën hije BE-në në terrenin e saj

Aktuale

Analisti Vogel rreth vendosjes së linjës ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës: Tramp la nën hije BE-në në terrenin e saj

Nga: Fatmir Beka Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:06
Donald Trump

Bisedimet janë zhvilluar plotësisht jashtë formatit të dialogut të Brukselit dhe pa pjesëmarrjen e BE-së ka thënë analisti nga Burkseli Tobi Vogel, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Presidenti amerikan Donalt Tramp la në hije kancelarin gjermane Angela Merkel dhe BE-në në “terrenin vendës” ka thënë analisti Vogel duke komentuar arritjen e marrëveshjes për fluturime ajrore mes dy vendeve

Vogel, anëtar i Këshillit për politikën e demokratizimit dhe ekspert për politikë të jashtme në BE “ka vlerësuar për Tanjug se mos suksesi i Be-së për të nisur gjërat në dialogun e Brukselit "krijoj” hapësirë për presidentin Tramp që të shpallë suksesin në arritjen e marrëveshjes për fluturime ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai këtë e ilustron me faktin s bisedimet për vendosjen e linjave ajrore e hekurudhore mes dy vendeve, u zhvilluan plotësisht “jashtë formatit të dialogut të Brukselit” dhe pa pjesëmarrjen e BE-së.

“Kjo ka sjell tek ajo që amerikanët theksojnë se kanë arritur sukses në diçka ku BE ka dështuar” thotë Vogel, por sipas tij kjo nuk është rast. Zyrtarët serb kanë konstatuar se vendosja e linjës ajrore varet nga heqja e taksës ndaj mallrave serbe, që u vendos si thotë për shkak mos të përmbushjes së obligimeve të Beogradit ndaj marrëveshjeve të kaluara.

 “Me fjalë tjera edhe kjo marrëveshje mund të dështoj për shkak të gjërave të njëjta që kanë bllokuar dialogun mes dy vendeve” konsideron Vogel.

“Kjo ngjan në marrëveshje tipike të Trampit, paralajmëron diçka në të gjitha zilet, tejkalon aleatët më të afërt në rastin konkret BE dhe Gjermaninë, në territorin e tyre dhe l detajet më të rëndësishme, që munden të anulojnë marrëveshjen që të zgjidhen më pas. Eksperti i BE-së konsideron se fakti se diskutimet janë bërë në Berlin për ShBA kanë rëndësi simbolike.

“Tramp le në hije kancelarin Merkel dhe BE-në në terrenin e tyre, kjo tregon se krahas çështjeve të transportit mes Beogradit edhe Prishtinës bëhet fjalë edhe për afirmimin e superfuqisë së SBbA-ve.

Sipas tij shefi i ri i diplomacisë evropiane Zhosep Borel ende nuk ka vendos nëse vetë do merret me dialogun apo do emëroj të dërguar special.

“Çka do që do të ndodhë, Borel është lënë në hije të administratës së Trampit që tash merret me çështjen që për shumë kohë ishte përgjegjësi  e BE-së, përfundoi Vogel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat