Berat Buzhala publikon bisedën mes Kurtit dhe Mustafës: Drama vazhdon

Aktuale

Berat Buzhala publikon bisedën mes Kurtit dhe Mustafës: Drama vazhdon

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2020 Në ora: 12:21
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Gazetari Berat Buzhala, ka ironizuar me takimin e dy netëve më parë ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa në Prapashticë.

Nga LDK-ja kanë konfirmuar takimin, por nuk kanë dhënë detaje, nëse është arritur marrëveshja për koalicionin qeverisës.

E Buzhala, në një postim në Facebook, ka publikuar një dialog qesharak mes Kurtit dhe Mustafës, teksa ka thënë se drama për koalicionin po vazhdon, përcjell Bota sot.

Ndryshe, sot përfundon ultimatumi i Mustafës për Kurtin, që ose të pranojë kushtet e tyre për koalicion qeverisës, ose të shpallin të dështuar marrëveshjen.

Postimi i Buzhalës:

Isa: Albin, mos ha kafjall ne Prishtine, hajde ketu se po ti thej nja dy vo te pulave te katunit.

Albini: hyhyhy profe mos po t’i thej une ty n’kry...

Isa: Hamamin tem pra koalicionin...

Albini: Hajgare bre profe po boj (mendimi ne koken e Albinit: Isa Hasha Esat Pasha).

Drama vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat