Kryeziu: Qe 20 vjet, Kryeparlamentari i ka takuar partisë së parë

Aktuale

Kryeziu: Qe 20 vjet, Kryeparlamentari i ka takuar partisë së parë

Nga: A.ZH Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:12
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu, ka thënë se në Kosovë për 20 vite, Kuvendi është udhëhequr nga partia politike që ka fituar zgjedhjet.

Ai ka thënë se asnjë nga marrëveshjet politike, nuk I ka ndryshuar praktikat se kujt i takon të udhëheq me këtë pozitë, përcjell Bota sot.

Kryeziu në një postim në Facebook, ka publikuar listën e kryeparlamentarëve për 20 vitet e jetës parlamentare në vend.

Reagimi i Kryeziut vie pas mosmarrëveshjeve në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për postin e Kryeparlamentarit dhe të presidentit të Kosovës.

LDK-ja këmbëngul që t’i takojë pozita e Kryeparlamentarit dhe ajo e presidentit, përderisa VV-ja në krye të Kuvendit tashmë ka vendosur Glauk Konjufcën dhe nuk dihet ende nëse ky i fundit do të dorëhiqet ose shkarkohet, për një koalicion të mundshëm mes të dyja partive.

Postimi i Kryeziut:

Në secilën legjislaturë për 20 vite të jetës parlamentare, Kuvendi është udhëhequr nga subjekti politik i dalë i pari në zgjedhje. Asnjëra marrëveshje politike asnjëherë nuk i ka ndryshuar praktikat se kujt i takon përgjegjësia të udhëheqë me institucionin e Kuvendit.

Nga kush është udhëhequr parlamenti për 20 vitet e jetës parlamentare:

- Legjislatura Pare 2001-2004

Nexhat Daci (LDK)

- Legjislatura Dyte 2004-2007

Nexhat Daci (LDK) 2004-2006, Kole Berisha (LDK)2006-2007

- Legjislatura Trete 2007-2010

Jakup Krasniqi (PDK)

- Legjislatura Katert 2010-2014

Jakup Krasniq (PDK)

- Legjislatura Peste 2014-2017

Kadri Veseli (PDK)

-Legjislatura Gjashte 2017-2019

Kadri Veseli (PDK)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat