PDK nuk heq dorë nga monumentet dedikuar gjenocidit: Do të jetë prioritet i yni

Aktuale

PDK nuk heq dorë nga monumentet dedikuar gjenocidit: Do të jetë prioritet i yni

Më: 26 janar 2020 Në ora: 22:28

Muzeu i Gjenocidit që ishte planifikuar të ndërtohet në Prishtinë nuk është e sigurt nëse do të realizohet.

Ideja e ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli zor që do të jetësohet.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka deklaruar pasi është shpërndarë Kuvendi, kjo çështje është kthyer në pikën zero, por sipas tij do të jetë prioriteti kryesor i kësaj partie.

Ai fajëson VV e LDK që mandatin e kaluar ishin në opzote

“Vetëvendosje që është një Lëvizje populliste, atë ditë bashkë me LDK-në u ngritën nga ulëset e tyre dhe u larguan nga Kuvendi edhe pse e kanë ditur që një nga pikat kryesore do të jetë edhe propozimi i kryetarit Veseli për ta jetësuar këtë çështje”, ka thënë Bytyqi.

Pengesë për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, Veseli ka pengesë për lokacionin që e propozoi ka edhe Komunën e Prishtinës që ka plane tjera për ish-Tjegulloren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat