Gëxhaliu: Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet, t’i hapet rrugë dialogut

Aktuale

Gëxhaliu: Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet, t’i hapet rrugë dialogut

Më: 27 janar 2020 Në ora: 08:44
Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se ka qenë kundër vendosjes së taksës  ndaj mallrave serbe që nga momenti kur Kosova vendosi këtë masë reciprociteti.

Ai thotë se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut argumentues.

Gërxhaliu kërkon që të gjendet një mënyrë e eliminimit të barrierave për të bërë biznes.

“Unë kam qenë kundërshtar i kësaj sepse kam menduar dhe jam i bindur se një taksë e tillë Kosovën e ka dëmtuar jo veç në aspektin politik sa i përket partneritetit me vendet sponsoruese  të Pavarësisë së Kosovës,  por edhe në aspektin ekonomik Kosova nuk e ka përfituar atë çfarë është menduar prandaj në këtë drejtim për hirë të ardhmërisë së Kosovës,  për hirë të daljes nga ky ngërç  është koha kur duhet të mendohet  mirë dhe një barrierë e tillë t’i takoj të kaluarës, por në vend të saj të hapet dialogu argumentues dhe të gjendet një mënyrë e eliminimit të barrierave për të bërë biznes,  jo vetëm në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe me vendet tjera”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu e ka përmendur edhe presionin ndërkombëtar për heqjen e taksës dhe thotë se eliminimi i kësaj takes do t’i hap rrugë dialogut.

“Është koha të flitet për efektet ekonomike bazuar në indikatorë ekonomikë dhe në këtë  drejtim duhet të thuhet se taksa  nuk mund të  analizohet vetëm në dimensionin ekonomik, por duhet të analizohet edhe në dimensione tjera në këtë drejtim në aspektin politik po e shihni se miqtë ndërkombëtar dhe ata që e kanë  mbështetur Kosovën janë kundërshtar të një takse të tillë dhe dëshirojnë se eliminimi i kësaj takse do t’i hap rrugë dialogut në rend të dytë në aspektin ekonomik mund të matet efekti i kësaj takse”, tha ai.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka përmendur edhe dy indikatorë kyç që, sipas tij, në bazë të tyre matet edhe efekti i taksës, importi dhe eksporti, e që duke u bazuar në shifrat që dalin pas vendosjes së taksës, sipas tij, del se kjo taksë më shumë ishte popullsite.

“Janë dy  indikatorë kyç me të cilët matet efekti i kësaj takes:  a kemi rritje të eksporteve dhe ulje të importeve në këtë drejtim nëse i analizon rezultatet,  doganat e Kosovës shohim se kemi rritje enorme të importit dhe ajo çka është më  shqetësuese prodhimet “Made in Kosova” nuk janë konkurruese në tregun rajonal në veçantë me Shqipërinë ku dihet fare mirë se krahasuar me vitin 2019 me 2018  kem një rënie të eksportit në 13 % dhe e tëra kjo dëshmon se një  taksë e tillë ka qenë më shumë populliste  se sa e bazuar në argumente ekonomike”, tha ai për Front Online.

“Kemi rritje të importeve nga Shqipëria, mallrat e njëjta kanë ardhur nga Bullgaria, Maqedonia, kemi rritje nga Gjermania dhe disa shtete të BE-së,  nëse dikush mendon se e kemi dëmtuar Serbinë ato mallra në vlerë 400 milionë i kemi paguar 600-700 milionë euro dhe në këtë drejtim falë  taksës kemi inflacion rritje të shpenzimeve ose të çmimeve të produkteve. Kosova është ndër vendet e 7 me rritje të çmimeve në Kosovë. Me kalimin e kohës do të vërtetohet se ka qenë një masë e gabuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat