Deputeti i VV-së jep sinjale pozitive: Jemi afër arritjes së marrëveshjes!

Aktuale

Deputeti i VV-së jep sinjale pozitive: Jemi afër arritjes së marrëveshjes!

Më: 27 janar 2020 Në ora: 10:56
Isa Mustafa, Albin Kurti

Java që lamë pas nuk u shoqërua me ndonjë takim ndërmjet kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të VV-së  Albin Kurti.

Gjatë këtyre ditëve pati vetëm deklarata dhe ‘ultimatume’ por asgjë konkrete në finalizimin e marrëveshjes.

U raportua edhe për një takim të ‘fshehtë’ në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë por nuk dolën detaje shtesë në publik nga ky takim.

Deputeti Haki Abazi shkurt ka theksuar se negociatat po vazhdojnë dhe tashmë pothuajse marrëveshja është arritur.

“Ajo që mund të thuhet me korrektësi është që po vazhdojnë negociatat për përfundimin e marrëveshjes ndërmjet LDK-së dhe LVV-së në realizimin e asaj që është tanimë pothuajse marrëveshje e arritur” ka thënë shkurt Abazi.

Ishte edhe nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri që ditën e djeshme dha sinjale pozitive rreth një koalicioni të mundshëm me VV-në por i mëshoi faktit se duhet një pushtet i balancuar duke iu referuar postit të Kryeparlamentarit.

Kujtojmë se zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit prishi matematikat në arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse LVV-LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat