LDK në pritje të Vetëvendosjes: Nuk pranojmë oferta të reja

Aktuale

LDK në pritje të Vetëvendosjes: Nuk pranojmë oferta të reja

Më: 27 janar 2020 Në ora: 11:36
Agim Veliu

(E plotësuar) - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka thënë se nuk do të heqin dorë në asnjë variant nga posti i kryeparlamentari, derisa ka theksuar se sot duhet të dihet epilogu se a ka marrëveshje për bashkëqeverisje me apo jo.

Veliu pas mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LDK-së, tha se ata qëndrojnë pas ofertës së fundit të tyre.

Veliu: Ne presim nga VV të deklarohet për ofertën tonë

“Ne po presim nga VV që të deklarohet për ofertën tonë. Oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president”, tha ai.

Ky qëndrim sipas Veliut është i gjitha organeve drejtuese të LDK-së.

Veliu: Ky është qëndrim i organeve drejtuese të LDK-së

“Ky qëndrim është i organeve të LDK-së, këshillit përgjithshëm dhe kryesisë, nuk e besoj se dikush e kundërshton”, tha ai.

Për mundësitë e një takimi të sotëm me Lëvizjen Vetëvendosje, Veliu tha se ka gjasa për një takim të tillë dhe se sot duhet të përmbyllet me një epilog kjo çështje.

Veliu: Gjasat janë për një takim

“Gjasat janë që të ketë një takim, sigurisht...unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet, çfarëdo epilogu të ketë. duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presin. Qoftë ai poziitë, edhe në rastin tjetër, VV duhet të ketë kohë t’i shqyrtojë pozicionet e saj dhe të bëj përpjekje tjera. Sipas mendimit tim sot duhet të ndodhë”, tha ai.

LDK në pritje të Vetëvendosjes: Nuk pranojmë oferta të reja

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka deklaruar sot se nuk pranojnë oferta të reja nga LV-ja përveç asaj ku Lidhjes Demokratike i takon posti i kryeparlamentarit, presidenti dhe pesë ministri.

Para mediave, Veliu ka deklaruar se po presin që LV-ja të deklarohet për ofertën e tyre.

“Për punën e ministrive ne jemi marrë vesh një herë. Jo ne po presim që të deklarohet për ofertën tonë, oferta jonë është me kryeparlamentarin dhe pesë ministri dhe zotimin për president, kjo është oferta që qëndron”, thotë Veliu.

Madje, nënkryetari i LDK-së, është shprehur i bindur që këtë qëndrim nuk e kundërshtojnë as brenda partisë.

“Ky vendim është i organeve të LDK-së nuk e besoj që dikush e kundërshton, është vendim dhe qëndrim i organeve të LDK-së”, shton ai, teksa thotë se gjasat janë që sot të ketë takim.

“Gjasat janë se do të ketë takim. Unë mendoj se ky proces duhet të mbyllet sepse çfarë epilogu që do të ketë ky proces duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presim. Coftë ai pozitiv coftë epilogu tjetër. Sot sipas mendimit tim duhet të ndodhë. Nuk heqim dorë nga kjo ofertë”, ka përfunduar ai./

***

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, ata pas mbledhjes janë deklaruar në lidhje me ofertën që i kanë bërë LVV-së, duke thënë që po presin përgjigje nga kjo parti.

LDK, nuk ka përjashtuar mundësinsë e takimit gjatë ditës së sotme mes të dy partive.

***

Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë për media se ai beson që do të ketë një takim me kryetarin e LVV-së Albin Kurtin, por që ende nuk është caktuar koha e mbajtjes.

Mustafa tha para se të mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së, se janë të përkushtuar për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, pasi nuk ka kuptim të vazhdohet më kështu.

Mustafa: Jemi të përkushtuar për marrëveshje

“Ju njoftojmë para se të merremi vesh me Vetëvendosjen. Ka mbetur për t’u caktuar. Më merr mendja që po. Gjithmonë po bëjmë përpjekje. Unë jam i përkushtuar për atë, sepse s’ka kuptim më që endja kjo të vazhdohet. Kështu që do të bëjmë përpjekje ta kryejmë”, theksoi Mustafa.

Ndryshe, në mesnatë ka skaduar ultimatumi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa për Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me arritjen e koalicionit qeverisës, pas më shumë se tre muaj negociatash të pasuksesshme.

Të dyja partitë kanë pasur bisedime, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, por nuk kanë arritur deri më tash marrëveshje, pavarësisht deklarimeve të të dyja palëve për përafrim qëndrimesh.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, dje tha se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë pasur përplasje rreth ndarjes së posteve, përfshirë atë të kryeparlamentarit dhe presidentit.

Në ofertën e fundit publike, LDK i kërkoi Vetëvendosjes të heqë dorë nga kryeparlamentari në vitin e parë të bashkëqeverisjes. Pas një viti, kur LDK-ja të marrë postin e presidentit, kjo parti ka thënë se do ta kthente pozitën e kryeparlamentarit te VV. Por, kjo e ka fundit e ka quajtur të papranueshme kërkesën e LDK-së, duke thënë se nuk mund ta heqë nga kjo pozitë.

Në seancën konstituive të 26 dhjetorit, Glauk Konjufca është zgjedhur për kryetar të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Albin Kurtin, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re të vendit, ndonëse ky i fundit nuk i erdhi në zyrë ashtu sikurse ai e kishte ftuar.

4 shkurti është afati i fundit për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

***

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se sot do të takohet me të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Teksa ka arritur në Selinë Qendrore të partisë, Mustafa tha para mediave shkurtimisht se do të ketë takim, mirëpo, shtoi se nuk është caktuar ende ora.

I pari i LDK-së thotë se janë duke bërë përpjekje për marrëveshje. Sipas tij, nuk ka kuptim që të vazhdohen diskutimet ndryshe.

“Po besoj që takim do të ketë, orën ende nuk e kemi caktuar. Po bëjmë përpjekje gjithmonë që të arrijmë marrëveshje, jam i përkushtuar për marrëveshje. Nuk ka kuptim që të vazhdohet ndryshe, po bëjmë përpjekje”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë që kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit prej 15 ditësh kur duhet të thirret seanca e për votim të qeverisë së re.

Është folur për takime në mes të dy partive, mirëpo, që ende nuk janë deklaruar se deri ku i kanë përafruar qëndrimet.

***

Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa do të takohen sot.

Dy liderët do të takohen pas një kohe të gjatë të komunikimit në distancë me njëri-tjetrin.

Zyrtarë të lartë nga LDK ihanë se sot do të ndodhë takimi Mustafa -Kurti, derisa nuk kanë dhënë detaje tjera.

Në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbërritur nënkryetarja Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti.

Tani po pritet që lideri i LDK-së Isa Mustafa të mbërri në seli ku pritet të diskutoj lidhur me marrëveshjen përfundimtare me VV-në.

Përderisa të dielën ka skaduar fati që Mustafa i kishte dhënë Kurtit, për pranimin e ofertës së fundit të LDK-së.

Kurse Kurti ka edhe 10 ditë afat prej kur ka marrë mandatin nga kreu i shtetit Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat