Gani Dreshaj publikon dokumentin: Ky është vendimi i ri i Gjermanisë për Kosovën

Aktuale

Gani Dreshaj publikon dokumentin: Ky është vendimi i ri i Gjermanisë për Kosovën

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:06
Gani Dreshaj

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Dreshaj përmes një postimi në Facebook, ka treguar se, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë.

Dreshaj ka treguar se Gjermania ka marrë vendim që nga 24 janari i këtij viti ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG.

Ai e ka quajtur lajm të mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

Image

“Nga sot, Kosova dhe Gjermania janë më afër se asnjëherë më parë!

Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve”, shkruan Dreshaj.

“Ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes vendeve tona mike, dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.

Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel!”, shkruan tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat