Thirrja e Agim Bahtirit për LDK-në

Aktuale

Thirrja e Agim Bahtirit për LDK-në

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:06
Agim Bahtiri dhe Albin Kurti

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se marrëveshja e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk duhet të vonohet më shumë, por ajo duhet të nënshkruhet sa më shpejt.

Ai ka thënë se LDK-ja, duhet ta kuptojë se Glauk Konjufca nuk duhet të dorëhiqet nga pozita e kryetarit të Kuvendit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore, duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së.

Postimi i Bahtirit në Facebook:

Marrëveshje e koalicionit për bashkëqeverisje nuk bën të vonohet më shumë, por të nënshkruhet sa më shpejt, sepse mjaftë është humbur kohë.

Pas votimit nga 75 deputetë, LDK-ja duhet ta kuptoj se kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.

Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat