Paçarizi: VV-LDK duhet të tregojnë vullnet për proceset që e presin Kosovën

Aktuale

Paçarizi: VV-LDK duhet të tregojnë vullnet për proceset që e presin Kosovën

Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:34
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi mendon se është më mirë që të zvarritet pak ndërtimi i qeverisë së re dhe të ketë një qeveri cilësore sesa të dëmtohet cilësia në favor të kohës. Në një intervistë për KosovaPress, Paçarizi deklaroi se të dy partitë duhet të tregojnë gatishmëri për proceset e vështira me të cilat do të përballet qeverisja siç është marrëveshja me Serbinë dhe liberalizimi i vizave.

Për profesorin universitar është inkurajuese që takimet mes palëve janë shtuar, por sipas tij, ende nuk ka shenja se ndonjëra prej palëve është tërhequr nga qëndrimet e tyre dhe ka ardhur deri tek zgjidhja që do t’i jepte dritën jeshile ndërtimit të koalicionit.

Duke qenë se po bëhen rreth 4 muaj nga zgjedhjet e parakohshme dhe tashmë kanë kaluar një muaj nga konstituimi i Kuvendit të ri të Kosovës, zëra kritikë thonë se po humbet shumë kohë për formimin e qeverisë së re.

Mirëpo, Paçarizi nuk e sheh si shumë problematike faktin që është vonuar ndërtimi i institucioneve të reja nëse do të ketë një qeveri cilësore. Ai tha se më shumë e shqetëson fakti që dy partitë e mundshme që do të ndërtojnë koalicion nuk kanë besim tek njëra-tjera.

Paçarizi: Çështje serioze mungesa e besimit mes VV-LDK

“Fakti që qeveria është zvarritur nuk është shumë problematike sepse më mirë është të zvarritet pak ndërtimi i koalicionit dhe i qeverisë dhe të ketë një qeverisje cilësore, d.m.th të mos dëmtohet cilësia në kurriz të kohës, mos të dëmtohet cilësia në favor të kohës, por problemi është që qasja që kanë ndërtuar këto dy parti politike ka treguar që këto nuk kanë besim në mes tyre dhe mungesa e mirëbesimit mes partnerëve të koalicionit është goxha çështje serioze”, tha Paçarizi.

Analisti thotë se tashmë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë të qartë se çfarë procese e presin qeverisjen e re dhe se janë të detyruar që disa prej tyre t’i çojnë përpara.

Në një intervistë për KosovaPress, ai ka përmendur marrëveshjen me Serbinë dhe proceset për integrimet e vendit në mekanizma ndërkombëtarë, pa harruar liberalizimin e vizave për të cilin ende nuk është dhënë një përgjigje pozitive për Kosovën.

Paçarizi mendon se partitë duhet të tregojnë vullnet për këto çështje dhe se është pikërisht ky vullnet që do të jetë vendimtar për arritjen e një koalicioni.

Paçarizi: Partitë duhet të tregojnë vullnet për proceset që e presin Kosovës

“Tashmë partnerët potencialë të këtij koalicioni e kanë të qartë, këtyre u është bërë e qartë se në çfarë procese do të hyjnë, prandaj këta do t’i masin forcat e tyre të brendshme, do ta masin veten nëse janë të gatshëm t’u qasen këtyre proceseve, t’i çojnë përpara ato procese të cilat janë të detyrueshme t’i çojnë përpara siç është marrëveshja me Serbinë, procesi i liberalizmit të vizave, si dhe procesi i nisjes së anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian të cilat do të përcillen sigurisht me koncesione të caktuara dhe nga kjo d.m.th varet nëse këto parti politike do të hyjnë në koalicion apo nuk do të hyjnë në koalicion, prandaj zvarritja nuk është problematike, sa është problematike gatishmëria e këtyre dy partive që t’i çojnë proceset përpara”, vijoi Paçarizi.

Ideja e një qeverie të pakicës nuk përkrahet nga Paçarizi që tha se e njëjta do të ngulfatej menjëherë pas miratimit të buxhetit.

Po ashtu, ai nuk e përkrahë idenë e një qeverie tjetër që do ta linte partinë e Albin Kurtit jashtë ekzekutivit pasi sipas tij, nëse LDK do të mbante fjalën dhe nuk do të zgjidhte PDK-në si partner për koalicion, opozita mes VV-së dhe partisë së Kadri Veselit do të ishte problematike për funksionimin e qeverisë.

Paçarizi: Qeveria e pakicës do ngulfatej

“Qeveria e pakicës do të ngulfatej menjëherë pas miratimit të buxhetit ndërkaq një qeveri tjetër që do ta linte Vetëvendosjen jashtë eventualisht siç po diskutohet, do të ishte mendoj fatale për LDK-në për shkak të proceseve në të cilët do të hyjë Kosova dhe qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të detyrohet që t’i çojë përpara. D.m.th LDK do të dëmtohej në rast se do të hyjë me partitë e tjera pavarësisht se LDK nuk ka dhënë vija të kuqe për partitë e tjera përpos PDK. Në anën tjetër një opozitë aq e fuqishme si LVV dhe PDK do të ishte problematike për funksionimin e qeverisë”, tha Paçarizi.

Në intervistë, analisti Paçarizi tha se partitë politike në Kosovë po mendojnë për zgjedhjet e ardhshme dhe se po bëjnë një fushatë edhe në këtë kohë kur duhej që të përqendroheshin për të punuar për mandatin të cilin e kanë fituar.

Sipas tij, edhe VV me LDK po mendojnë se si të dalin më mirë para opinionit sesa në ndërtimin e një vizioni dhe prioriteteve reale të qeverisjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat