Deputeti i LVV-së tregon detajet më të reja për koalicionin me LDK-në

Aktuale

Deputeti i LVV-së tregon detajet më të reja për koalicionin me LDK-në

Nga: N.Sh. Më: 27 janar 2020 Në ora: 15:59
Isa Mustafa, Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook, thotë se, koalicioni i dy partnerëve në këtë rast LVV-LDK duhet të bëhet.

Ai thotë se nuk qëndrojnë argumentet e disa zyrtarëve brenda LDK-së që thonë se LVV po e nënshtron këtë parti.

Deputeti thotë se LVV-ja vazhdon të konsideron LDK-në partnerin e vetëm të mundshëm me të cilin duan të qeverisin.

“Kjo marrëveshje duhet të arrihet pa humbur kohë, sepse përtej kritikave të ndërsjella, kemi vullnet të dyanshëm për koalicion i cili nuk duhet të pengohet nga zëra të përveçshëm që tashmë veç haptas dalin kundër marrëveshjes”, shkruan ai, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se koalicionin e tillë e duan edhe miqtë e partnerët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Koalicioni i dy partnerëve që kanë marrë besim qytetarë në masën e një shumice të padiskutueshme duhet të bëhet.

Argumentet e disa zyrtarëve brenda LDK'së për kinse tendencën e LVV për ta nënshtruar LDK'në, nuk qëndrojnë.

Ne vazhdojmë ta konsiderojmë LDK'në partnerin e vetëm të mundshëm me të cilin duam të qeverisim bashkë.

Ne këtë po e tregojmë për çdo ditë me vullnetin për t'i diskutuar të gjitha mënyrat e mundshme për arritje të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje duhet të arrihet pa humbur kohë, sepse përtej kritikave të ndërsjella, kemi vullnet të dyanshëm për koalicion i cili nuk duhet të pengohet nga zëra të përveçshëm që tashmë veç haptas dalin kundër marrëveshjes.

Pse dikush sheh rrezik për karrierë politike personale, nuk duhet që interesin afatgjatë të vendit, e të vet partisë politike së cilës i përkasin, të ja nënshtrojnë interesit personal.

Koalicionin e duan qytetarët, e duan strukturat dhe votuesit e dy partive tona, e duan edhe miqtë e partnerët e Kosovës dhe sot, kontributi drejt realizimit të tij, është akt patriotik e shërbim i pakompensueshëm drejt demokratizimit të jetës politike e kthimit të shtetit në binarë të rendit dhe ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat