I erdh dita edhe Vetëvendosjes të udhëheq Kosovën në KE

Aktuale

I erdh dita edhe Vetëvendosjes të udhëheq Kosovën në KE

Nga: V.R Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:12
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, po merrë pjesë dhe po udhëheq Delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në punimet e sesionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kjo është e pare që një person zyrtar nga Vetëvendosje, udhëheq Kosovën në këtë kompeticion.

Postimi plotë:

E nderuar të marr pjesë dhe të udhëheqë Delegacionin e Kuvendit të Kosovës në punimet e sesionit të rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Tema me rëndësi dhe përvoja interesante.

Një vëmendje e veçantë në ditën e parë të punës iu kushtua përfaqësimit të grave. Të paktën në këtë pikë kemi bërë një hap para, 66% e delegacionit të Kosovës jemi gra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat