Përfundon takimi Kurti-Mustafa, këto janë detajet e fundit

Aktuale

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, këto janë detajet e fundit

Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:44
Isa Mustafa

(E plotësuar) - Pas më shumë se dy orësh takimi mes LDK-së dhe LVV-së ka përfunduar.

Burimet e medias brenda takimit pohojnë se dy palët nuk kanë arritur marrëveshje.

“Takimi ishte i qetë, por nuk pati marrëveshje. Dy palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.”, ka thënë një zyrtarë i lartë brenda takimit.

Nuk dihet nëse do të ketë takim të radhës gjatë kësaj jave.

***

Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë. Nuk kanë treguar nëse në këtë takim, që mendohej të jetë vendimtari, është arritur ndonjë marrëveshje për formimin e Qeverisë.

LDK e Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, për formimin e së cilës lideri i VV’së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt.

Takimi i sotëm kishte nisur në 16:30 në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar para pak çasteve.

Zyrtarët e lartë të dy partive që morën pjesë në takim kanë dalë nga Kuvendi pa folur para mediave.

Në këtë takim kanë hyrë VV’ja duke thënë se nuk e jep pozitën e kryeparlamentarit të cilën e mban Glauk Konjufca. Ndërkaq nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu pak para takimit ka thënë se partia e tij e do pozitën e kreut të Kuvendit.

Image

***

Ka përfunduar takimi mes delegacionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që zgjati më shumë se dy orë.

Dy palët kanë shfrytëzuar dalje tjera të Kuvendit të Kosovës, derisa gazetarët kanë qenë duke qëndruar në hollin e këtij institucioni.

LDK e Vetëvendosje janë kthyer në tavolinën e bisedimeve për të arritur marrëveshjen për Qeverinë, për formimin e së cilës lideri i VV-së, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt.

Në rreth dy orë e gjysmë diskutime nuk dihet nëse është arritur marrëveshja bashkëqeverisëse, apo jo.

***

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) aktualisht janë duke vazhduar takimin mes tyre për të gjetur zgjidhjen për të lidhur marrëveshje mes tyre për krijimin e koalicionit.

Por, siç mëson media nga burimet e afërta brenda dy partive, VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje mes tyre, ndërsa takimi ende po vazhdon.

Sipas burimeve, dy palët ende nuk kanë gjetur pajtueshmëri për bashkëqeverisje dhe nuk po sprapsen nga kërkesat e tyre.

E gjatë ditës së sotme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, u deklarua për medie ku tha se LDK nuk do të lëshoj pe për postin e kryeparlamentarit dhe se nuk do të ketë marrëveshje pa e pasur këtë post.

“Nuk heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit dhe presim ofertën nga Vetëvendosje”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i i LDK-së, Isa Mustafa, pak qaste para fillimit të takimit tha se nuk e di nëse do të ketë marrëveshje, por që për një gjë të tillë po shkojnë në takim.

“Ne po shkojmë që ta përfundojmë marrëveshjen dhe jemi të vullnetshëm për këtë se kur do të përfundojë ne nuk e dimë. Për këtë arsye ne po shkojmë”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se pret këto ditë që të i jepet një epilog takimeve të tij me Mustafën e që shpreson se do të jetë me marrëveshje mes dy palëve.

***

Kurti e Mustafa flasin pas takimit.

Lideri i LDK Isa Mustafa, para takimit me kryetarin e LVV Albin Kurti, tha se po shkojnë për marrëveshje, siç tha ai “jemi të vullnetshëm ta arrijmë marrëveshjen”.

Takimi pritet të nis së shpejti.

Mustafa niset për në takim me Kurtin, a do të arrihet marrëveshja?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është nisur drejt takimit të paraparë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Nga selia e LDK-së, ku qëndroi për më shumë se 4 orë, Mustafa deklaroi se po niset për takim, derisa shpreson që sonte të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Sot gjatë ditës takimin e kanë konfirmuar të dy liderët. Madje, Isa Mustafa tha se sot duhet që të vendoset përfundimisht nëse do të ketë marrëveshje apo jo.

Në anën tjetër, në një paraqitje para mediave, kreu i LV-së, u tregua optimist kur foli për marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat