Buzhala reagon ashpër ndaj Ramës, e quan maniak dhe ia përmend Vuçiqin

Aktuale

Buzhala reagon ashpër ndaj Ramës, e quan maniak dhe ia përmend Vuçiqin

Nga: G.B Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:46
Berat Buzhala

Berat Buzhala ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka sulmuar liderët e Kosovës, gjatë qëndrimit në Berlin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Buzhala e ka quajtur maniak Ramën, derisa ka thënë se do të ishte mirë që të thirret Qemal Minxhozi dhe t’i dërgohet notë proteste Shqipërisë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Rama po sulmon e shan Kosovën por me Vuçuqin po përqafohet dhe vëllazëri të tilla kemi nga Merdarja deri në Suboticë.

Postimi i plotë:

Ish kane mire me kete manjak me i sqaru hesapet zyrtarisht. Me e thirre dikush Qemal Minaxhozin edhe me ia dergu nje note te protestes Republikes se Shqiperise. Ky nuk eshte kah na len asnje dere cele. Sulmo andej, shaje knej, kurse me Vucicin ngryk.
Qeso vllaznish sikur Rama kemi prej Merdares deri ne Subotice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat