Zyrtari i LDK-së: Është e udhës të punojmë, të përmirësohemi dhe t’i eliminojmë të metat tona

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Është e udhës të punojmë, të përmirësohemi dhe t’i eliminojmë të metat tona

Nga: N.H Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:40
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se tingëllon jashtëzakonisht naive kur individë, portale apo medie sulmojnë këtë apo atë individ se u paska treguar të huajve këtë apo atë të vërtetë.

Sipas tij, shtetet mike posedojnë më shumë informata për ne se sa secili nga ne individualisht apo kolektivisht.

Prandaj, ai bën me dije se është e udhës të punojmë, të përmirësohemi dhe t’i eliminojmë të metat tona, pasi që është kohë e tejkaluar ajo kur kemi mundur t’i mashtrojmë miqtë.

Ja shkrimi i tij:

Tingëllon jashtëzakonisht naive kur individë, portale apo medie sulmojnë këtë apo atë individ se u paska treguar të huajve këtë apo atë të vërtetë! Ju siguroi se disa shtete, posaçërisht ato mike, posedojnë më shumë informata për ne se sa secili nga ne individualisht apo kolektivisht.

Prandaj, është e udhës të punojmë, të përmirësohemi dhe t'i eliminojmë të metat tona, pasi që është kohë e tejkaluar ajo kur kemi mundur t’i mashtrojmë miqtë ... na njohin bash “si paren e kuqe”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat