Pas takimit Kurti-Mustafa, deklarohet Albulena Haxhiu, tregon çka ndodhi brenda

Aktuale

Pas takimit Kurti-Mustafa, deklarohet Albulena Haxhiu, tregon çka ndodhi brenda

Më: 27 janar 2020 Në ora: 19:52
Albulena Haxhiu

Ka përfunduar takimi mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, si dhe stafeve të dy partive lidhur me formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Mes të pranishmëve në takim ka qenë edhe anëtarja e kryesisë së LVV, Albulena Haxhiu.

Në një prononcim ajo tha se “takimi ka përfunduar pa marrëveshje, ndërsa u ra dakord që të vijohet me negociatat”.

“Siç e dini ka patur një takim mes LVV-LDK por ende nuk ka një marrëveshje për tu njoftuar në publik. Në këto kushte, mbetet që të shihemi sërish”, tha ajo.

Takimi nisi sot pasdite në Kuvend rreth 16:30 dhe përfundoi rreth orës 19:00. Kjo është java e fundit që ka në dispozicion Albin Kurti për të krijuar qeverinë e re në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat