VV njofton se s’ka marrëveshje me LDK-në: I thërrasin në ndihmë vendet e QUINT-it

Aktuale

VV njofton se s’ka marrëveshje me LDK-në: I thërrasin në ndihmë vendet e QUINT-it

Nga: V.R Më: 27 janar 2020 Në ora: 20:06
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje njofton se me LDK-në janë marrë vesh që të takohen nesër. Por në këtë takim, sipas VV-së, janë ftuar edhe ambasadorët e Quintit dhe Shefja e BE-së në Kosovë.

Këtë komunikatë me tri-katër fjali, Lëvizja Vetëvendosje e lëshon pas takimit më shumë se dy orësh me LDK-në, ku nuk ka pasur marrëveshje.

“Sot pasdite, në Kuvendin e Kosovës u mbajt edhe një takim ndërmjet LVV dhe LDK. Nuk u arrit marrëveshja. Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së. Kanë mbetur edhe tetë ditë deri në skadimin e afatit kushtetues për koalicionin qeverisës”, thuhet në njoftimin e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat