Ashpërsohet gjuha: LDK-ja e Vetëvendosje duhet të turpërohen…

Aktuale

Ashpërsohet gjuha: LDK-ja e Vetëvendosje duhet të turpërohen…

Nga: V.R Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:33
LDK dhe VV

Edhe në takimin e së hënës nuk u arritë asgjë konkrete në raport me LDK-në dhe Vetëvendosjen. Zyrtarët e të dy partive patën takim dhe si herave të tjera, edhe kësaj herë, asgjë prej gjëje. Me një fjalë, marrëveshja nuk arrihet.

Reagim të ashpër pas kësaj situate, pati nga shumë publicist e veçanërisht pjesëtarë të çështjes kombëtare.

Fjala vjen, Uk Lushi, veprimat dhe njohësi i thuktë i politikave, tha se VV-ja dhe LDK, duhet të turpërohet që ftojnë në takime për detyrat tuaja përfaqësuesit e huaj të QUINT’it.

“Duhet të turpërohen posaçërisht Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilët kanë marrë gati gjysmë milioni vota shqiptarësh të na përfaqësojnë”, tha ai.

Postimi plotë:

Duhet të turpëroheni edhe VV-ja edhe LDK-ja, që ftoni në takime për detyrat tuaja përfaqësuesit e huaj të Quint-it dhe cilitdo vend të huaj!

Duhet të turpërohen posaçërisht Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilët kanë marrë gati gjysmë milioni vota shqiptarësh të na përfaqësojnë dhe gjejnë zgjidhje të problemeve politike dhe të llojeve tjera!

Përfaqësuesit e Quint-it nuk kanë legjitimitet demokratik të vendosin në emrin e qytetarëve të Kosovës! Kemi pritur që ju të dy do të jeni ndryshimi si trajtohet populli i Kosovës duke mbajtur të huajt ku e kanë vendin si miq, aleatë dhe partnerë por jashtë vendimeve që burojnë vetëm nga sovrani!

Turp të keni që nuk po e zhbëni varësinë e gërditshme prej puthadorësh neokolonialë të brezave të mëparshëm politik!

Nëse s' mund merreni vesh mes vete, si bëjnë marrëveshje partitë në çdo shtet normal, kallxoni që jeni të paaftë, lëshoni udhë dhe lejone popullin të zgjedhë kush mundet, e pakta, t' ja ruaj minimumin e dinjitetit popullit të bukur të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat