Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka renditur një mori arsyesh që, sipas tij, tregojnë ndryshimin e Vetëvendosjes nga një parti idealiste në një parti e interesuar keqazi për pushtet.
Sipas tij, Vetëvendosje, në fillim ishte kategorikisht kundër negociatave ndërkohë sot i përkrah ato.
Postimi plotë i Krasniqit:
- Nga jo negociata, në po negociata,
- Nga kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë, tek mbështetja e tyre,
- Nga ideja për bashkim kombëtar, tek ideja që e lë anash bashkimin,
- Nga "Lista Serbe është formacion çetnik", tek përfshirja e Srpskas në qeveri,
- Nga "Isë, Isë argat i Serbisë", në "profesor të respektuar",
- Nga kundërshtimi edhe me protesta i takimeve sekrete me ministrat e Serbisë, në arsyetim të takimeve të veta me Gjuriqin,
- Nga 12 ministri, në 14 ministri,
- Nga kundërshtimi i ndërhyrjeve ndërkombëtare në krijimin e qeverive të Kosovës, në thirrjen e ndërkombëtarëve që të ushtrojnë presion,
- Nga "Rançi i Prapashticës", në takimet, tinza, natën në atë vend,
- Nga thirrja që qeveritë të bazohen në program e parime, në pazare të ulëta për pozita e pushtet,
- Nga thirrjet për transparencë të pushtetit, në ikjen fshehurazi nga mediet dhe gazetarët.
Kjo është Vetëvendosja sot. Hala pa mbërri te pushteti. Pa i bërë as gjysmë viti prej që ka fituar.
Edhe më ndryshe do të jetë nesër. Edhe më hipokrite, edhe më populliste, edhe më e etur për pushtet.