Ja çfarë kishte bërë Ibrahim Rugova në vitin 2004!

Aktuale

Ja çfarë kishte bërë Ibrahim Rugova në vitin 2004!

Nga: A.J Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:41
Ibrahim Rugova

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2004 në Kosovë, LDK kishte dalë fituese më 44 deputetë, por kjo nuk e pengoj Ibrahim Rugovën që Ramush Haradinaj t”ia le vendin e kryeministrit të vendit.

Kur sot flasim për koalicione dhe obligimin që partitë fituese kanë ndaj votuesve të tyre duhet tia kujtojmë edhe Vetëvendosjes edhe LDK-së se sakrifica për vendin behet kur dikush lëshon pe dhe dikush tjetër ndërton besimin e plotë në atë parti që ka lëshuar rrogë. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike nuk paskan mësuar asgjë nga veprat e Ibrahim Rugovës që dikur bënte gjithçka që vendi mos të mbetej në ngërç e mos të tradhtonte besimin e votuesve të tij.

Kujtojmë se LDK në 2004 ndonëse kishte dalë partia me më së shumti vota, kishte vendosur ta marrë si partner të koalicionit AAK-në, të udhëhequr nga Ramush Haradinajt. Ish komandanti i UÇK-së për zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj përmes kësaj marrëveshje politike ishte zgjedhur kryeministër i vendit.

Partia e Haradinajt, ndonëse kishte marrë vetëm 11 deputetë, e LDK 44 deputetë, postin e shefit të Qeverisë e kishte marrë Haradinaj. Ai kishte qëndruar në krye të qeverisë vetëm për rreth 100 ditë, pasi që kishte dhënë dorëheqje për shkak të aktakuzës për krime lufte, që i’u ishte ngritur nga Gjykata e Hagës në atë kohë. Haradinaj kishte dal i pafajshëm nga kjo aktakuzë në gjykime. Pas dorëheqjes së Haradinajt, pozitën e tij e kishte marrë Bajram Kosumi, i cili gjithashtu kishte dhënë dorëheqje. Derisa postin e kryeministrit e kishte mbajtur edhe Agim Çeku deri në mbajtjen e zgjedhjeve në 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat