“Albin, mos prano me bë koalicionin sot! Me hile e kanë”

Aktuale

“Albin, mos prano me bë koalicionin sot! Me hile e kanë”

Nga: A.ZH Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:26
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Profesori universitar dhe analisti politik Rrahman Paçarizi, ka kërkuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, që të mos bëjë sot koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Paçarizi ka thënë se nëse ndodhë sot koalicioni, do të quhet “koalicion i territ”, përcjell Bota sot.

“Albin, mos prano me bë koalicionin sot! Me hile e kanë - sa me thënë koalicion i territ”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa, do të takohen sot në Kuvendin e Kosovës nga ora 17:00, me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Zyrtarë të LDK-së kanë thënë se ndërkombëtarët janë ftuar vetëm për t’u informuar për rrjedhën e bisedimeve për koalicionin qeverisës që po zhvillojnë partitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat