Serwer: S’ka vazhdim të dialogut para zgjedhjeve në Serbi

Aktuale

Serwer: S’ka vazhdim të dialogut para zgjedhjeve në Serbi

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:38
Daniel Serwer

Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tej me zgjedhjet e majit në Serbi.

Kështu thotë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Washington, duke shtuar se ai nuk beson se është në interes të Kosovës të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi.

Lidhur me Letrën e Synimit për krijimin e linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rikthyer trafikun hekurudhor, Serwer thekson se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë, raporton Tanjug.

Ai beson se presidenti amerikan Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat