Zyrtari i VV-së: Vetëm një debil mendon se ne jemi kundër ndërkombëtarëve

Aktuale

Zyrtari i VV-së: Vetëm një debil mendon se ne jemi kundër ndërkombëtarëve

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:16
Vetevendosje

Zyrtari i VV-së, Arbër Zaimi, ka komentuar iniciativën që ndërkombëtarët të ndërmjetësojnë takimin e sotëm me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka quajtur “debilë” ata që kanë menduar se VV ka qenë kundër ndërkombëtarëve.

Sipas tij, Vetëvendosje gjithnjë ka kërkuar dhe kultivuar bashkëpunim me ndërkombëtarët për çështjet që janë të mirë të publikut.

Postimi i plotë i tij:

Sa i përket ndërkombëtarëve, vetëm ndonjë debil ka menduar dhe vazhdon të mendojë se LV ka qenë “kundër tyre”.

LV ka qenë dhe do vazhdojë të jetë kritike ndaj çdo faktori vendor apo ndërkombëtar që me ose pa dashje dëmton interesin e publikut, dhe kjo kritikë pa kompleks inferioriteti është dimensioni që e ngre shqiptarin në nivel të barazisë njerëzore me të tjerët.

Por LV gjithnjë ka kërkuar dhe ka kultivuar bashkëpunim me ndërkombëtarët për çështje që janë në të mirë të publikut.

Bashkëpunim për ushtri e kapacitete mbrojtëse, bashkëpunim për zhvillim të arsimit e shëndetësisë, bashkëpunim ndërkombëtar me synim zhvillimin e qëndrueshëm, por edhe bashkëpunim për përmirësimin e institucioneve, luftën ndaj krimit e korrupsionit dhe zhvillimin e demokracisë.

E në kuadër të zhvillimit të demokracisë dhe luftimit të krimit në vend, është e domosdoshme të largohet nga pushteti partia e cila “i ka mjelë” ndërkombëtarët, duke shpallur armik cilindo që nuk është servil, duke mbuluar korrupsionin e vet me belbëzimet “amelika amelika”, e duke treguar në telefonata të përgjuara se si luan k*qe me partnerët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat