Dorëzohen LDK-ja e VV-ja, të gatshëm për opozitë?

Aktuale

Dorëzohen LDK-ja e VV-ja, të gatshëm për opozitë?

Nga: V.R Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:08
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Në zgjedhjet e 6 tetorit, partitë e para dolën LDK-ja dhe Vetëvendosje. Këto dyja, presupozohej të krijojnë qeverinë e re, qeverinë e famshme që përfundimisht do të rrëzonte PAN-in.

Por, takimet e shumëta ndërmjet zyrtarëve të LDK-së dhe VV-së, nuk sollën asgjë konkrete edhe sot pas tre muaj e ca ditë.

Sidoqoftë, deklaratat e disa zyrtarëve të VV-së dhe LDK-së që janë të gatshëm për opozitë, janë qesharake.

Kështu i cilëson publicisti Astrit Gashi, i cili, pas deklaratave të zyrtarëve, habitshëm pyet: Çka jeni tranu more…?

Postimi plotë:

Bulliqi: Vetevendosje e gatshme per opozite

Haziri: LDK e gatshme per opozite

Cka jeni tranu more? A nuk u bonen zgjedhjet per me bo qeveri a?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat