Analisti politik i reagon ashpër deputetit të VV-së: Glauk Konjufca është i afërt me Hashim Thaçin

Aktuale

Analisti politik i reagon ashpër deputetit të VV-së: Glauk Konjufca është i afërt me Hashim Thaçin

Nga: N.H Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:32
Glauk Konjufca dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Shkodran Ramadani, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili fajësoi presidentin Hashim Thaçi për mosbërjen e koalicionit qeverisës mes partisë së tij dhe LDK-së.

Lidhur me këtë, Ramadani i ka kujtuar Abazit, se në asnjë parti nuk ka më shumë njerëz të Thaçit se sa në Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje, ai thotë se një prej njerëzve të Thaçit, është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Kjo mundet mu kuptu edhe kshtu: Përmes njerëzve që Hasha i ka në VV po e bllokon formimin e koalicionit. Në asnjë parti nuk ka më shumë njerëz që një kohë kanë qenë të afërt me Thaçin sesa në VV, tu u nisë prej Kryetarit të Kuvendit e të poshtë. Let that sink in”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, deputeti Haki Abazi deklaroi se presidenti aktual së bashku me njerëzit e tij po e parandalojnë një koalicion VV-LDK, ndërsa thotë se qëllimi tjetër i Thaçi është ndarja e Kosovës.

“Thaçi me sejmenët tij kanë dy qëllime për të cilat po punojnë pandërprerë: 1. Të parandalojnë formimin e qeverisë LVV- LDK dhe 2. Të realizojnë ndarjen e Kosovës – dhuratë për ‘dhurimin’ e Vuçiqit”, ka shkruar ai në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat