Dënohet me 8 vite burg njëri nga gjashtë shtetasit turq që u deportuan nga Kosova

Aktuale

Dënohet me 8 vite burg njëri nga gjashtë shtetasit turq që u deportuan nga Kosova

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:48
Hasan Huseyin

Gjykata e Stambollit ka marrë sot vendim për dënim me burg për Hasan Hüseyin Günakan, i cili ishte në mesin e gjashtë gylenistëve që u deportuan nga Kosova, më 29 mars të vitit 2018.

Hasan Huseyin u dënua me tetë vite e 1 muaj e 15 ditë burg, për pjesëmarrje në grupin “FETO”, grup ky që Truqia i referohet si “Organizata Terroriste Fethullahiste”, e udhëhequr nga Fethullah Gulen.

Siç raportojnë mediat turke, gjykata ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit.

Hasan Hüseyin së bashku edhe me pesë shtetasit e tjerë turq, u deportuan nga Kosova për në Turqi gjatë një operacioni të fshehtë mes AKI-së dhe MIT-it turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat