Haki Abazi i reagon Bedri Hamzës, ia përmend Shik-un dhe vrasjet politike

Aktuale

Haki Abazi i reagon Bedri Hamzës, ia përmend Shik-un dhe vrasjet politike

Nga: A.M. Më: 28 janar 2020 Në ora: 17:45
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reguar shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Bedri Hamzës, i cili ka kërkuar që kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca të jap dorëheqje pas dënimit të anëtarëve të organizatës “Syri i Popullit”.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot”.

Postimi i plotë:

Partia e SHIK-ut dhe PRONTO Mafia e Kadri Veselit të akuzuar për vrasjet politike në Kosovë dhe me dëshmi nga Bllaca dhe të tjerët ish anëtarë të SHIK kanë filluar jetën opozitare me nervozizëm dhe shkrepje kot. Me vjen keq për nivelin e ulët ku bie Bedri Hamza duke lexuar komunikata të cilave as vetë nuk ju beson.

Ndoshta do të ishte me e shëndetshme sikur Bedri Hamza të përgjigjej se në dorë të kujt i kanë lënë fondet e BQK, Trustit Pensional dhe Fondin e Privatizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat