Deklarata e transkriptuar e Driton Selmanajt për Vjosa Osmanin

Aktuale

Deklarata e transkriptuar e Driton Selmanajt për Vjosa Osmanin

Nga: V.R Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:28

U tha se kritikoi Vjosa Osmanin. Driton Selmanaj reagoi ashpër duke thënë që është keqkuptuar deklarata e tij dhe për më tepër, akuzoi rëndë duke thënë se qëllimisht i është shtrembëruar deklarata.

Sido që të jetë, gazetari Xhevdet Pozhari, reagoi kundër deputetit dhe për më tepër e bëri publike deklaratën e plotë të Selmanajt.

Postimi plotë i gazetarit:

Për hirë të korrektësisë profesionale, përgjigjja e transkriptuar e deputetit Driton Selmanaj kur fliste për standardet politike, ndërsa unë ia paraqita disa herë gjatë emisionit shembullin e Vjosa Osmanit.

 

"Brenda një subjekti politik, vendimin ndryshe unë nuk e shoh si vlerë. Në situata të caktuara mendimi ndryshe mund të shndërrohet në antivlerë, e cila e dëmton partinë”, ka thënë Selmanaj, shkruan Kosova Post.

 

Sipas Selmanaj karriera politike nuk mund të ndërtohet duke kundërshtuar partinë.

 

“Nuk mendoj se mund te krijosh karrierë politike duke e kundërshtuar partinë. Nëse ke çështje që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet distancuar nga ajo, por jo të qëndrosh brenda e të kesh qëndrime të kundërta me vendimet që i marrin brenda partisë. Për një çështje të caktuar brenda partisë diskutohet me orë të tëra, por kur votohet një qëndrim, atëherë ti si deputet ose si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, apo edhe si anëtar i asaj partie, duhet të rreshtohesh në respektimin e atij vendimi. Nëse nuk e respekton atë vendim, atëherë fillon të paraqet problem për ty se je pjesë e asaj partie politike. Për një rast mund edhe të kesh qëndrim ndryshe dhe të qëndrosh në distancë, por nëse në vazhdimësi ndodhë kjo, atëherë është problem serioz dhe duhet të zgjidhesh një parti që është ndryshe, apo edhe një angazhim tëndin politik tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat